Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar ndaj organizatës Europa Nostra e cila ka deklaruar që manastiri i Deçanit duhet të hy në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”, përcjellë InLajmi.
Ramosaj ka shkruar se, komuna e Deçanit është përkujdesur e zotuar që të jetojnë në harmoni me personelin e manastirit, andaj askush mos të investoj që të jetë ndryshe.


Sipas tij Manastiri i Deçanit asnjherë nuk është cenuar nga qytetarët e këtij vendi, por është mbrojtur e ruajtur historikisht.
Ramosaj gjithashtu ju është drejtuar oraganizatës Europa Nostra dhe të tjerave se të gjithë shqiptarët kanë rilinduar pas gjenocidit dhe barbarisë gjakatare e shkatrimtare Serbe.
Postimi i plotë i tij:
Qytetarët e Deçanit dhe Qeverisja Komunale, kan vetëm objektiva paqësore të dëshmuara tashmë.
Synim i yni është realizimi i konceptit për zhvillim Ekonomik, përkushtim i yni është qasja në pasurin që zoti i dhuroi këtij qyteti, ku fëmijët tonë rriten me nji mirëqenie me të lartë ekonomike.
Kaq e thjeshtë është!
Asgjë pertej kësaj!
Qëllimi kryesorë i personelit të manastirit dhe argatëve të shumtë intrigues e mashtrues që mbeshtesin kauzat e sëmuara të manastirit, janë që ta ndalojnë Zhvillimin Ekonomik dhe mirëqenien e qytetarve të Deçanit.
E kemi theksuar gjithmon sot e tërë ditën, jemi përkujdesur e zotuar që të jetojmë në harmoni me personelin e manastirit të Deçanit, andaj mos investoni askush të jetë ndryshe.
E them me pëgjegjësi të lartë se, asnjiher Manastiri i Deçanit nuk është cenuar nga qytetarët shqipëtarë të Deçanit, përkundrazi është mbrojtur e ruajtur historikisht.
Po ashtu me përgjegjësi konstatoi që çdo incident që nga 2005 e deri tani i ndodhur në Manastirë është kryer nga vet personeli i manastirit dhe është financuar e autorizuar nga vet ky personel.
Për këtë kan të dhëna edhe institucionet e sigurisë , KFOR, Policia e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe nga raportet e KKSB-së.
,,Europa Nostra” e gjithë të tjerët duhet ta dijnë në këtë qytet kemi rilindur mbas gjenocidit dhe barbarisë gjakatare e shkatrimtare Serbe ushtruar mbi shqipëtarët.
Ne jemi të përkushtuar të jetojmë ne Harmoni e në Paqe më të gjithë ata që e duan këtë qytet
në të cilin gjindet edhe trashegimia botrore e quajtur Manastiri i Deçanit i ndertuar e i ruajtur nga vet ne. B.R /InLajmi/




















