Hungaria i është ankuar zyrtarisht Gjermanisë rreth shkarkimit të një trajneri hungarez të portierëve të futbollit pas komenteve të tij rreth birësimit të fëmijëve nga çiftet homoseksuale, imigrimit dhe për atë që ai e cilësoi si mungesë e tolerancës ndaj qëndrimeve konservatore.
Klubi futbollistik i Bundesligës gjermane, Hetha Berlin, njoftoi për shkarkimin e trajnerit Zsolt Petry më 6 prill, duke thënë se komentet e tij për një gazetë hungareze nuk i pasqyrojnë vlerat e diversitetit dhe tolerancës në ekip, shkruan Free Europe.
Në një pjesë të intervistës për gazetën lokale, trajneri Petry i kritikoi politikat evropiane të migrimit, e përshkroi Evropën si kontinent i krishterë, ndërsa politikat e migrimit si “manifestim i rënies morale”, transmeton Gazeta Express.
Një ndihmës i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, publikisht e kritikoi vendimin e klubit gjerman për shkarkimin e trajnerit, duke e cilësuar atë si shokues dhe duke e krahasuar me regjimin totalitar të Gjermanisë naziste.