Ndaj emërimeve politike që janë bërë ditëve të fundit nga Qeveria e Kosovës ka reaguar edhe juristi Dastid Pallaska duke thënë se prej kusherinjëve Qeveria paska kaluar në kusherinjë të “kualifikuar”, përcjellë InLajmi.
Pallaska ndër të tjera bëri me dije edhe dallimin e kësaj qeverie dhe qeverive të kaluara duke thënë se këta të fundit të ofendojnë intelegjencën.
Sipas tij shpejtë do të rrëzohet kjo kullë e gënjeshtrave.
Postimi i plotë i tij:
Prej kusherive paskem kalu në kusheri të “kualifikum.”
Për dallim prej të tjerëve që vetëm kanë vjedhë, këta edhe të vjedhin edhe ta ofendojnë intelegjencën.
Madje, për t’i shtu kripë plagës, këta punësimin e kusherive në pozita shtetërore e paraqesin dhe e arsyetojnë si diçka fisnike.
Shpejtë ka me u rrëzu’ kjo kullë e letrave/gënjeshtrave. /InLajmi/