Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka përkujtuar betejën e lavdishme të Koshares në 22 vjetorin e saj, përcjellë InLajmi.
Haziri ka kujtuar luftëtarin Agim Ramadanin dhe shokët e tij që kan shkulur gurin ndarës të kufirit shqiptaro-shqiptar.
Sipas tij kushtrimi i Agimit dhe i shokëve të tij nuk ka shkuar në vend deri sa të bëhemi bashk të gjithë.
Postimi i plotë i tij:
22 vite më parë, kolosi i kombit Agim Ramadani me shokë, theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Betejën e lavdishme të Koshares, duke e shkulur gurin ndarës. Por, kushtrimi i Agimit dhe shokëve të tij, nuk ka shkuar në vend, deri në atë shkallë sa të bëhemi bashkë të gjithë. Lavdi e përjetshme veprës heroike të Agimit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit! /InLajmi/




















