• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 11 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Çeku: Çasja e Europa Nostrës është e njëanshme dhe me ndikim politik

J G nga J G
9 April 2021
në Kosovë
0 0
0
Çeku: Çasja e Europa Nostrës është e njëanshme dhe me ndikim politik
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar ndaj lajmit se Europa Nostra ka vendosur që Manastirin e Deçanit ta fusë në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara të Evropës për vitin 2021, duke u shprehur i shqetsuar, përcjellë InLajmi

Ai tha poashtu se është vlerësim i pavarur dhe profesional i organeve përkatësë të rendit dhe sigurisë që kishat ortodokse në Kosovë kanë siguri të madhe dhe nuk janë të rrezikuara.

“I vetmi shqetësim, i supozuar, lidhur me Manastirin e Deçanit thuhet të jetë një rrugë e pandërtuar për të cilën vetë Europa Nostra konstaton se është arritur marrëveshje mes të gjitha palëve, duke përfshirë klerin ortodoks”, tha ministri Çeku

Postimi i plotë i tij:

Me shqetësim e morëm dje lajmin se Europa Nostra ka vendosur që Manastirin e Deçanit ta fusë në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara të Evropës për vitin 2021.

Kur kjo organizatë kishte vendosur që Manastirin e Deçanit ta nominonte në listën e monumenteve më të rrezikuara, pati reaguar Presidentja bashkë me Kryeministrin e Kosovës me një letër ku shpalosën argumente të qarta se përse ky Manastir nuk bën të futet në këtë listë, duke qenë se nuk i plotësonte as parakushtet themelore për t’u konsideruar i rrezikuar.

Është vlerësim i pavarur dhe profesional i organeve përkatëse të rendit dhe sigurisë që kishat ortodokse në Kosovë gëzojnë nivel të lartë sigurie dhe nuk janë të rrezikuara.

Me shpalljen e pavarësisë, shteti i Kosovës ka miratuar të gjitha garancitë kushtetuese, ligjore, institucionale dhe politike për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve joshumicë në vendin tone.

Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen e të gjitha aseteve të trashëgimisë kulturore të vendit, e ne veçanti të kishave dhe manastireve ortodokse, klerit ortodoks, praktikuesve të fesë e komuniteteve joshumicë.

Monumentet e përfshira në listën e Europa Nostra janë vërtet në rrezik duke qenë se u kanoset edhe shembja për shkak të faktorëve të ndryshëm. Përjashtim këtu bën vetëm Manastiri i Deçanit i cili, në vetë arsyetimin e Europa Nostra, përshkruhet si një objekt funksional kulti, në gjendje të mirë, ku zhvillohen liturgjitë ditore, ku komuniteti kryen ceremonitë e tyre duke qenë i hapur edhe për pelegrinë.

I vetmi shqetësim, i supozuar, lidhur me Manastirin e Deçanit thuhet të jetë një rrugë e pandërtuar për të cilën vetë Europa Nostra konstaton se është arritur marrëveshje mes të gjitha palëve, duke përfshirë klerin ortodoks.

Gjuha e përdorur në tekstin e nominimit është e pasaktë, tendencioze dhe e papranueshme. Cilësimi “ekstremistët lokalë” është ekzagjerim i qëllimshëm, sulmi i pretenduar nga organizata terroriste “ISIS” është i pabazuar në fakte, andaj kjo na bën të besojmë se nominuesi nuk ka ndjekur linjë profesionale argumentimi por ka devijuar në një përmbajtje me ngarkesa politike dhe krejt të pabazuara në burime.

Si në tekstin e nominimit ashtu edhe në shpalljen finale, ndër tjerash, paragjykohet statusi i shtetit të Kosovës, si dhe bëhet përpjekje për ndërlidhjen e çështjes së Manastirit me dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë. Të dy këto pretendime janë të pasakta dhe janë në linjë me qëndrimin politik të shtetit të Serbisë. Kosova ka status të definuar, dhe ajo ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008. Ky deklarim unanim i vullnetit të popullit të Kosovës përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur është konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në korrik të vitit 2010. Ndërsa ndërlidhja mes çështjes së Manastirit dhe dialogut politik është e paqëndrueshme, dhe duhet të refuzohet pasi të gjitha garancitë për trashëgiminë kulturore që rrjedhin nga Plani i Ahtisaarit janë të përfshira në Kushtetutën dhe legjislacionin e Republikës së Kosovës dhe kjo çështje nuk duhet të rihapet.

Në arsyetimin e kësaj organizate shihet qartë njëanshmëria e saj kur referencat i merr kryekëput nga historiografia serbe në rastet kur përmend karakteristikat e brendshme të objektit, derisa Kosovën e përmend me një fusnotë! Kjo qasje e Europa Nostra është joprofesionale, jorealiste, e njëanshme, dhe me ndikim të qartë politik.

Vendimi për ta futur Manastirin e Deçanit në listën e 7 objekteve më të rrezikuara nuk bazohet në logjikë të shëndoshë, duke qenë se vetë arsyetimi i vendimit bie ndesh me argumentet për rrezikun që kinse po i kanoset. Për këtë flasin edhe fotografitë të cilat i ka publikuar vetë Europa Nostra në faqen e saj zyrtare.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke e trajtuar me përkushtim të plotë këtë çështje. Jemi duke zhvilluar konsultime të brendshme, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë për të përcaktuar hapat e ardhshëm për trajtimin e këtij problemi, të cilët do t’i ndërmarrim në ditët në vijim.

Republika e Kosovës është instanca më e lartë e mbrojtjes së aseteve të trashëgimisë kulturore në vend. Ne e mbrojmë trashëgiminë tonë. Trashëgimia jonë është universale. Ajo i takon krejt njerëzimit, i takon brezave të kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm. /InLajmi/

Tags: Europa NostraHajrulla ÇekuManastiri i Deçanit
Postimi i mëparshëm

Kosova me Serbinë përplasen për regjistrat kadastralë

Postimi tjetër

Merr fund sezoni për mesfushorin Valon Berisha

Të ngjajshme Postime

70 mijë euro dorëzani: Gjykata sqaron pse u liruan Mefail dhe Edonis Shkodra
Kosovë

70 mijë euro dorëzani: Gjykata sqaron pse u liruan Mefail dhe Edonis Shkodra

11 August 2025
Lirohet nga spitali i plagosuri në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan
Kosovë

Lirohet nga spitali i plagosuri në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan

11 August 2025
Vrasja e argjendarëve në Gjilan, kolegët e tyre mbyllin lokalet sot
Kosovë

Vrasja e argjendarëve në Gjilan, kolegët e tyre mbyllin lokalet sot

11 August 2025
Reagon Monika pas lajmeve për vdekjen e Aziz Salihut: Ju mbuloftë Zoti me turp…
Kosovë

Reagon Monika pas lajmeve për vdekjen e Aziz Salihut: Ju mbuloftë Zoti me turp…

11 August 2025
Temperaturat e larta, MSH rekomandon masa mbrojtëse ndaj punëtorëve për periudhën 11-15 gusht
Kosovë

Temperaturat e larta, MSH rekomandon masa mbrojtëse ndaj punëtorëve për periudhën 11-15 gusht

11 August 2025
Aktakuzë ndaj tre policëve për keqtrajtimin e qytetarit në Klinë
Kosovë

Aktakuzë ndaj tre policëve për keqtrajtimin e qytetarit në Klinë

11 August 2025
Postimi tjetër
Merr fund sezoni për mesfushorin Valon Berisha

Merr fund sezoni për mesfushorin Valon Berisha

Lajmet e fundit

9 arsye përse ju lotojnë shpesh sytë, si të veproni

9 arsye përse ju lotojnë shpesh sytë, si të veproni

11 August 2025
Nëse ke gjithmonë nevojë për muzikë në sfond, truri po përpiqet të të thotë diçka të rëndësishme

Nëse ke gjithmonë nevojë për muzikë në sfond, truri po përpiqet të të thotë diçka të rëndësishme

11 August 2025
Sveçla kërkon hetim për lidhje të mundshme të policëve me të dyshuarin për vrasjet në Gjilan

Sveçla kërkon hetim për lidhje të mundshme të policëve me të dyshuarin për vrasjet në Gjilan

11 August 2025
Tahiri reagon për tragjedinë në Gjilan: Fajdeja është kanceri i shoqërisë kosovare

Tahiri reagon për tragjedinë në Gjilan: Fajdeja është kanceri i shoqërisë kosovare

11 August 2025
Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

11 August 2025
Berisha reagon për shpërthimin në Orikum: Turistët u zgjuan mes terrorit

Berisha reagon për shpërthimin në Orikum: Turistët u zgjuan mes terrorit

11 August 2025
“Shko rregullohu, jo si varr”, Iliriana Sadriu i kthehet ndjekëses

“Shko rregullohu, jo si varr”, Iliriana Sadriu i kthehet ndjekëses

11 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu