Diplomatet dhe gratë e diplomatëve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë mbledhur në Ambasadën e Kosovës në Ankara të Turqisë për të festuar në mënyrë të veçantë Ditën e Kushtetutës së Kosovës, përcjellë InLajmi.
Në faqen zyrtare të Ambasadës së bashku me një fotografi ato uruan këtë ngjarje të rëndësishme për Kosovë.
Postimi i plotë i Ambasadës:
Shënimi i Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës së bashku me diplomatet shqiptare dhe bashkëshortet e diplomatëve shqiptarë nga Ambasadat e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Ankara.
Urime Dita e Kushtetutës së Kosovës! /InLajmi/