Lumir Abdixhiku me rastin e Ditës së Kushtetutës në shënimin e 12 vjetorit ka uruar qytetarët duke thënë se Kushtetuta është dokumenti më I rëndësishëm që ruan dhe mbronë integritetin e Kosovës, përcjellë InLajmi.
Abdixhiku tha se Kosova ka vendosur themelet e shtetësisë së saj kur është aprovuar akti më i lartë juridik i një vendi.
Ai tutje theksoi se politikanët duhet ta kenë kushtetutën udhërrëfyes për vlerat demoktratike dhe në parimet udhëheqëse.
Njoftimi i plotë nga Lidhja Demokratike e Kosovës:
Me rastin e Ditës së Kushtetutës të Republikës së Kosovës, kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram urimi:
“12 vjet më parë, Kosova, vendosi themelet e shtetësisë së vet duke e aprovuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj.
Nëpërmjet Kushtetutës, qytetarëve të Republikës së Kosovës u garantohet liria me të drejtat e barabarta për secilin, ndërsa, ne, si politikbërës duhet ta kemi atë si udhërrëfyes për vlerat demokratike dhe në parimet tona udhëheqëse.
Në këtë ditë veçanërisht, por, edhe çdo ditë, duhet të kujtojmë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dokumenti më i rëndësishëm që ruan e mbronë integritetin e sovranitetin e Republikës sonë dhe integritetin e qytetarëve tanë.
Tē gjithë qytetarëve të Kosovës,
Urime 9 prilli, Dita e Kushtetutës.” /InLajmi/