Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë sa i përketë aksionit “Call Center” i cili u realizua disa ditë më pare në lokacione të ndryshme, përcjellë InLajmi.
Në njoftim thuhet se të mërkuren në Prishtinë dhe në Ferizaj janë kontrolluar edhe 4 lokacione të ndryshme lidhur me këtë rast.
Në këtë aksion deri më tani janë konfiskuar nga Policia e Kosovës 9 vetura dhe një shumë e konsiderueshme e parave.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
MASHTRIM
Rajoni i Prishtinës-Ferizajt (NN) 31.03.2021 – 11:10. Në lidhje me rastin është raportuar se me 07.04.2021 janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme, ndërsa në total (nga dita e operimit deri më sot) janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar si prova materiale: 9 vetura të ndryshme, 1.690.050.00 € kesh para, dhe 697.471.87 € janë ngrirë nëpër banka. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/