Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mbajtur një takim me ministrin e Financave Hekuran Murati, përcjellë InLajmi.
Rukiqi këtë takim e cilësoi si mjaftë përmbajtësor dhe po ashtu bëri të ditur se Qeveria ka marrë vendim që të subvencionojë 50% të pagave të punëtorëve dhe shpenzimeve të qirasë për muajin Prill.
Këto mjete sipas Rukiqit do të ndahen në fund ët muajit Prill ose më së largu deri në fillim të muajit Maj.
Postimi i plotë i tij:
Sapo perfunduam nje takim shume permbajtesor me Ministrin Hekuran Murati
U dakorduam, qe per sektoret e ndikuar direkt nga masat e fundit te:
– Subvencionohet 50% e pagave te punetoreve (per muajin Prill);
– Subvencionohet 50% e shpenzimeve te qirase (per muajin Prill);
– Mjetet do te ndahen, ne fund te muajit Prill, ose me se largu ne fillim te muajit Maj.
Gjitheashtu do te ndermerren veprime shtese per perkrahje te sektoreve me specifika te veçanta, perfshire sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me keta sektore.
Falenderojme Ministrin Murati per veprimin e shpejte, ne lehtesimin e gjendjes jo te lehte te sektoreve te ndikuar nga masat e fundit kufizuese. /InLajmi/