Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, të enjten ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, përcjellë InLajmi.
Ambasadori Thomas Kolly, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re dhe sidomos u shpreh i lumtur për konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast të 2 palët kanë theksuar nevojën e zbatimit të masave mbrojtëse dhe se kjo situatë kërkon solidaritet, ndaj ka shfaqur shpresën edhe në ndihmën e shteteve mike.
Konjufca, ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet 2 shteteve janë të shkëlqyeshme, gjithashtu ka shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet 2 vendeve. /InLajmi/