Deputeti i PDK-së Bedri Hamza në konferncën e mbajtur për media ka folur për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të zbatojë këtë ligj, raporton InLajmi.
Sipas Bedri Hamzës masat e reja kundër koronavirusit duhet të paralajmërohen më herët në mënyrë që bizneset të kenë mundësi të organizojnë punën e tyre. Ai po ashtu shtoi se nga kjo mbyllje janë prekur shumë dikastere të rëndësishme të ekonomisë dhe si shkak i kësaj Kosova do të ketë rënie të mëdhe ekonomike.
Tutje Hamza tha se si vend jemi vonë që të zbatojm Ligjin për Rimëkëmbje që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës. /InLajmi/