Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë, në Gjakovë, një femër ka raportuar në polici se 3 persona e kanë sulmuar dhe i kanë grabitur 3 unaza të arit, përcjellë InLajmi
Sipas Policisë femra e sulmuar është detyruar të kërkoj trajtim mjekësor ndërsa njëri prej të dyshuarëve është arrestuar nga policia, dhe ju janë sekuestruar vetëm 2 unaza të arit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Gjakovë 07.04.2021 – 16:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se tre persona të panjohur e kishin sulmuar dhe i kanë grabitur tri unaza, prej ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull Kosovar. Nga i dyshuari janë sekuestruar dy unaza të arit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InLajmi/