Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pikën Kufitare në Vërmicë ka ndaluar një vetur e cila kisha ardhur nga Shqipëria për në Kosovë dhe brenda saj ishin 4 persona, përcjellë InLajmi.
Gjatë kontrollimit të dokumentave Policia kishin hasur para në vlerë 50 eurove. Pasagjeri kishte vendosur këto para në dokumentet që ia kishte dorzuar Policisë me arsytimin që ti lejohet hyrja në Kosovë.
“Më datën 06.04.2021 në orën 17:48 , në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK), nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë, ka ardhur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë me 4 persona, shtetas shqiptarë. Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit të dokumentave të personave dhe automjetit, në dokumentet që i janë prezantuar Policisë Kufitare, kishte të futur një kartëmonedhë prej 50 (pesëdhjetë) eurosh. Zyrtari policor i ka kërkuar personit të dijë pse janë këto të holla në dokumente, pasagjeri në ulësen e parë është përgjigjur se “këto të holla i ka vendosur pasi që kishte ndalesë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe me to t’i mundësohet hyrja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia ka kontrolluar të dhënat e pasagjerit dhe ka vërejtur se ai e kishte të ndaluar të hynte në Kosovë për 5 vite dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren.
“Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave të Policisë Kufitare është vërejtur që personi E.R, viti i lindjes, 1986, kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rasti ‘Dhënie e ryshfetit personit zyrtar’. Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren” kanë bërë të ditur Policia./InLajmi/