Peshëngritësi nga Shqipëria Briken Calja, ka fituar medalje të argjendt dhe të bronzt, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë, përcjellë InLajmi.
Calja medaljen e argjendt e fitoi në shtyje, ndërsa të bronzt në dygarësh.
“Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat direkt me medalje dhe arritëm një sukses mëse të merituar. Për vitin e 5-të rresht vazhdoj të sjell medalje për Shqipërinë pavarësisht ulje ngritjeve”, tha ai.
Postimi i plotë i tij:
Medalje argjendi në shtytje dhe bronzi në dygarësh në një kampionat super konkurues në Rusi!
Në mes të Moskës, Briken Calja dhe peshëngritja shqiptare doli kokëlartë dhe krenar duke dridhur një Evropë të tërë.

Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat direkt me medalje dhe arritëm një sukses mëse të merituar.
Për vitin e 5-të rresht vazhdoj të sjell medalje për Shqipërinë pavarësisht ulje ngritjeve.
Vazhdimësia është gjëja kryesore për një sportist dhe për këtë emri im do të mbahet mend gjatë.
Ju falenderoj të gjithëve për mbështjetjen! Do të vazhdojmë përpara me punë të palodhur drejt objektivave të radhës.
Sukseset më të mëdha do të jenë ato të radhës. /InLajmi/