Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës Blerta Deliu ka reaguar ndaj deklaratave të kryministrit Albin Kurit, për refuzimin e vaksinave anti-Covid të ardhura nga Kina, përcjellë InLajmi.
Ajo tha se Qeveria Kurti duhet të ketë prioritet shëndetin publik dhe se është dashur të zhvillohet një debat transparent më përfaqësuesit shëndetësor, në mënyrë që qytetarët të kenë gjërat e çarta.
Gjithashtu Deliu u shpreh se qeveria duhet të iu besojë rekomandimeve profesionale sa i përket vaksinave dhe t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve.
Postimi i plotë i saj:
Qeveria e Vetëvendosjes duhet të ketë prioritet shëndetin publik para fushatës së saj të pakuptimë në Shqipëri. Arsyetimet politike mbi një interes shëndetësor zakonisht janë banale. Para se të refuzonte gjenerozitetin e Qeverisë shqiptare për vaksinimin e mësuesëve, Qeveria do të duhej të zhvillonte një debat transparent dhe pa ngarkesa politike me profesionistët shëndetësor, në mënyrë që edhe qytetarët të kenë një pasqyrë të qartë.
Po ashtu, mbetet e pakuptimtë mungesa e një mendimi profesionistë nga IKSHPK mbi refuzimin e vaksinimit të mësuesëve me dozat e ofruara nga shteti shqiptar. Përpjekja për t’u treguar parimor mbi kurriz të tjetrit është hipokrizi! Në vend të vendimit arbitrar të mbështetur mbi interesa partiake, Qeveria duhet të inicojë një konsultim të hapur me profesionistët shëndetësor vendor dhe ata të Shqipërisë, për të konkluduar një vendim të arsyeshëm dhe mbi të gjitha në interes të shëndetit të përgjithshëm publik.
Qeveria nuk ka nevojë të ndjehet e ngarkuar nga perceptimet për prejardhjen e vaksinave, por t’u besojë rekomandimeve të profesionistëve shëndetësor dhe t’u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Pa një diskutim profesional dhe publik me gjithë akterët kompetentë, vendimi mbetet diskutabil.
Vaksinimi i popullatës dhe hapja duhet të jenë prioritet i Qeverisë, por jo mbyllja e izolimi përbrenda dhe nga jashtë. /InLajmi/
















