Ish-deputetja nga rradhët e PDK-së për të cilën pati mjaft zëra se kaloi me pazare në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes ka falenderuar ndjekësit e saj për mesazhet pozitive që ka marrë, përcjellë InLajmi.
Adelina Grainca në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendi të Kosovës për zgjedhjen e presidentit u pa në sallë dhe votoi pro zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente.
Ndaj kalimit të saj në Vetëvendosje pati reagime të shumta, sidomos nga Partia Demokratike e Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si rezultat izolim të Kosovës, jo vetëm për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave por edhe për shkak të pandemisë.
Prandaj, unë kam vendosur të dëgjoj elektoratin tim, po të ktheheja mbrapa do të votoja sërish pa hezitim.
Njëkohësisht ju falënderoj nga zemra për mesazhet e vazhdueshme, ju jam mirënjohëse!
#KrejtDheDrejt /InLajmi/