Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka bërë një dhuratë të veçantë presidentit dhe kryeministres së Serbisë, përcjellë InLajmi.
Kamberi si dhuratë krerëve të shtetit serb u dërgoi një kopje të librit “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Ky libër pasqyron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe ndaj shqiptarëve me ç’rast do tu shërbejë krerëve të shtetit serb që të ushtrojnë detyrën e tyre pa paragjykime.
Postimi i plotë i tij:
Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.
Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.
PS: 2 kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj. /InLajmi/