Anëtarja e AAK-së, Albena Reshitaj ka vizituar ish-studentët e saj të cilët kanë arritur të bëhen specializantë që në të ardhmen do të bëhen specialistë, përcjellë InLajmi.
Reshitaj tha se motiv i saj edhe më tutje do të jetë krijimi i mundësive që të rinjtë të punësohen në vendin e tyre dhe mos të largohen nga Kosova për të shkuar në vende evropiane.
Sipas saj Kosova ka nevojë për kontributin e të rinjëve.
Albena Reshitaj është deputetja e cila nuk iu bind partisë së saj në rastin e votimit të presidentit të Kosovës duke shkuar në seancë.
Postimi i plotë i saj:
Nē Klinikë me ish-studentët e mi që sot janë specializantë e nesër do jenë specialistë. Motivi im për të vazhduar përpara. Angazhimi im i radhës do jetë krijimi i mundësive që keto kuadro mjekësore të kenë perspektivë e të punësohen ne vendin e tyre, mos ta shohin të vetmen shpresë largimin jasht. Kosova ka nevojë me shumë se kurrë për kontributin e tyre këtu. /InLajmi/