Gazetari dhe publicisti i njohur nga Shqipëria, Mero Baze ka komentuar refuzimin e vaksinave anti-Covid nga Qeveria e Kosovës, të cilat i ofrojë Shqipëria për të vaksinuar mësimdhënësit, përcjellë InLajmi.
Baze ka kujtuar që para një viti po e njëjta Qeveri kishte pranuar nga Serbia 1.000 teste per Covid si dhuratë ndërsa vaksinat dhuratë nga Shqipëria i kanë refuzuar.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Vitin e kaluar Kosova ka pranuar 1000 teste per COVID, dhurate nga Serbia. Sivjet nuk pranon vaksina, dhurate nga Shqiperia. Keshtu eshte kur vijne “patriotet” ne pushtet. /InLajmi/