Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia ka vizituar sallën “1Tetori në Prishtinë” ku po bëhet vaksinimi i stafit mjekësor, raporton InLajmi.
Ditë më parë ministria e Shëndetësisë siguroi vaksinat e para kundër koronavirusit. Ndër të parët që po vaksinohen janë stafi mjekësor i QKUK-së.
Para pak çastesh gazeta InLajmi ka raportuar se ekipi mjekësor i FSK-së ka filluar vaksinimin në Sallën 1 Tetori në Prishtinë. Gjatë këtij procesi mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. /InLajmi/
“Dua t`i falënderoj gjithë secilin nga stafi mjekësor të cilët po e organizojnë këtë proces në mënyrë kaq të mirë, të cilët angazhohen në procesin e regjistrimit, ndihma e shpejte, mjekët dhe motrat të cilët merren drejtpërdrejtë me procesin e vaksinimit. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë t’i respektojmë masat, maskën dhe distancën dhe higjienën të cilat janë masat më të mira për të na mbrojtur nga kjo pandemi”.