Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid të cilat do të jenë në fuqi nga data 7 deri më 18 prill. Mes tjerash janë ndaluar të gjitha tubimet me më shumë se 10 persona, përfshirë edhe dasmat.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar analisti, Imer Mushkolaj i cili ka kujtuar kohën e fushatës zgjedhore kur mbaheshin tubime me mijëra persona.
“‘Dasmat’ e veta me mledhë vota n’fushatë i bojshin me mijëra vetë”, ka shkruar Mushkolaj.
Vendimi i ri i qeverisë thotë se qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit mund të bëhet vetëm për urgjencë apo ndihmë mjekësore dhe se në këtë periudhë mund të lëvizin personeli shëndetësor dhe operatorët ekonomik me leje të veçanta nga qeveria.
Gjithashtu, ndalohen grumbullimet në më shumë se 10 persona.
“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit në më shumë se 10 persona, mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasmat, ahengjet familjare, homazhet e ngjashme, përjashtimisht mbajtja e pamjes ndalohet. Përjashtim bëjnë mbledhjet e Kuvenidt të Kosovës, Qeverisë apo mbledhje me interes të veçantë publik”, tha Vitia.





















