Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka njoftuar se është finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit këtij projektligjit, përcjellë InLajmi
Ajo gjithashtu tha se si prioritet i Qeverisë, është të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.
“Do të fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, tha ajo.
Postimi i plotë i saj:
Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. /InLajmi/