Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, të martën ka pritur në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion Shaip Havollin, ku qëllimi i këtij takimi ka qenë bashkëpunimi, informimi dhe diskutimi i nismave ligjore lidhur me fushat brenda mandatit të kësaj Agjencie, përcjellë InLajmi.
Në këtë takim gjithashtu është diskutuar edhe për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe për nismat ligjore që kanë të bëjnë në fushën e Agjencisë Kundër Korrupsion.
Përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsion shprehën vullnetin për bashkëpunim, e në veçanti për çështjet e interesit të përbashkët institucional. /InLajmi/.