Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të martën ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, ku falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në shtetndërtim të Kosovës, përcjellë InLajmi
Kurti poashtu vlerësoi angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që po mer vendi i ynë nga ky shtet, sa i përket grupit të Vishegradit.
Ai gjithashtu çmoi edhe kontributin e dhënë të Çekisë në kuadër të misionit të NATO-s.
Ndër të tjera, Ambasadori Bilek shprehi interesim për të ndihmuar Kosovën sa i përket çështjes së pandemisë. /InLajmi/