E shqetësuar për zhdukjen e 2 vajzave të saj, nëna nga fshati Mramor e Prishtinës ankohet në Polici, përcjellë InLajmi.
Me raportimin në Polici ajo ka bërë të ditur se 2 vajzat e saj ishin të mitura dhe se kontaktin e fundit e ka marrë nga njëra vajza përmes rrjeteve sociale ku i ka thënë që janë duke shkuar në Prishtinë.
Postimi i plotë i Policisë:
Fsh. Mramor, Prishtinë 04.04.2021-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura 2 femra kosovare kishin dalur nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur. Rasti nën hetime. /InLajmi/