Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Gradicë të Drenasit.
Në këtë fshat, si pasojë e të shtënave me armë zjarri është vrarë një i mitur dhe është plagosur rëndë babai i tij.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari dhe viktimat e këtij rasti janë fqinj.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit.
Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.
Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).
Njëti nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.