Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën ka mbledhur kabinetin e tij Qeveritar për të diskutuar rreth masave të reja kundër koronavirusit, raporton InLajmi.
Para disa ditëve u raportua se Kosova do të ketë një mbyllje tjetër dhe kjo ngjalli reagime të shumta nga dikastere të ndryshme sepse sipas tyre kjo gjendje do të thellojë edhe më shumë gjendjen e krizës në Kosovë.
Në këtë mbledhje u vendos për kufizim të lëvizjes sl lirë, mbyllja për 12 ditë e të gjitha qendrave tregtare dhe gastronomisë.
Në këto masa parashikohet që institucionet arsimore të kalojnë në mësimin online. /InLajmi/