Padyshim se flokët e shëndetshme, të ngjyrosura apo të rregulluara bukur, janë ëndërra e çdo vajze. Kohëve të fundit floku i ngjyrosur më ngjyrë “ombre” siç është quajtur nga shumë stilist anë e mbanë botës, ka qenë trendi më i kërkuar në treg, shkruan InLajmi.
Por pas të gjithave ato janë rregulluar në forma të ndryshme, si dredha të mëdha, të thyera e të lëshuara leht, në mënyrë që të duken sa më thjeshtë e tërheqëse.
Kurse stili i ri i flokut, që po merret si trend nga shumë vajza të reja, që ndjekin modën nëpër botë, janë ato me 2 gërsheta të holla e të lidhura në dy anët e përparme të fëtyres.
Vajzat e reja janë ato më entuziastet dhe më të interesuarat për ndjekën e trendeve botërore. /InLajmi/