Ramush Haradinaj ka përkujtuar 2 vjetorin e vdekjes së luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj, përcjellë InLajmi.
Haradinaj theksoi se historia e Kosovës do të jetë përherë e gjallë në librat që u shkruan nga Ramosaj.
Postimi i plotë i tij:
Luftëtarët nuk vdesin kurrë!
2 vite pa miken dhe bashkëluftëtaren, zërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gruan që bëri e shkroi histori, Fetnete Ramosaj.

Vitet e okupimit dhe Lufta Çlirimtare, do të mbesin përherë të gjalla në libra, të shkruara nga pena e saj e mprehtë.
Faleminderit Fetnete! Lavdi!
RH /InLajmi/