Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka arrestuar një person i cili kishte ushtruar presion psikik ndaj motrës së tij, përcjellë InLajmi.
Personi në fjalë sipas policisë kishte pasur mosmarrëveshje me motrën e tij për një pronë dhe ngjarja ka shkuar deri në atë pikë sa që kishte tentuar ta vriste edhe qenin e motrës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar një revole e cila dyshohet se ishte pa leje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë 04.04.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka bërë presion psikik ndaj motrës së tij viktimës femër kosovare, po ashtu i dyshuari ka tentuar t’ia vras qenin viktimës. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator me 4 fishek te kalibrit 9 mm. Në lidhje me rArmëastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InLajmi/