Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha ka ironizuar me ish kolegen e saj Adelina Grainca pai që aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, përcjellë InLajmi.
Hoxha ka sugjeruar Graincen se duhet me pasë durim dhe përkushtim për t’i kaluar shkallët e karierës politike.
Ajo ka ka thumbuar Graincen duke i thënë që ta betonizojë mirë poziten në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Meqë zgjodhe liftin e VV -së, betonizoje mirë se me bo m’u prishë, shkon me ramje t’lirë”.
Postimi i plotë i saj:
Adelinë, moj Adelinë,
Për t’u zhvilluar duhesh me i kalu shkallët. E duke i ngjitur ato me besim, përkushtim e durim takon rrugës plot miq, përkrahës e dashamirë.
Por, meqë zgjodhe liftin e VV -së, betonizoje mirë se me bo m’u prishë, shkon me ramje t’lirë./InLajmi/