Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u bë më interesante momentin kur deputetja Adelina Grainca nga rradhët e PDK-së u pa në ulëset e deputetëve të LVV-së, përcjellë InLajmi.
Veprimi i saj ngjalli reagime të shumta nga skena politike. Vlora Çitaku veprimin e deputetës Grainca e quajti si mungesë e vetëdijes politike.
Sipas Çitakut kalimi I Graincës në VV ishte i panevojshëm dhe ajo nuk e bëri një gjë të tillë vetëm për të mos shkuar vendi në zgjedhje.
Postimi i plotë i saj:
Me ndërru mendjen, qëndrimin dhe pozicionimin politik në demokraci është normale.
Herë ndryshojnë rrethanat, e herë ndryshojmë vet. Ama, me ndryshu tabore politike brenda orës, pa asnjë arsye të artikuluar, është as më shumë e as më pak se mungesë elementare e vetëdijes politike. Është reduktim i politikës në pazar.
Deputetja Grainca nuk kaloi në VV sepse donte që Kosova me çdo kusht të shmangte zgjedhjet e parakohshme, sepse zonja Grainca hyri në sallë në raundin e 2-të, dhe vota e saj ishte e panevojshme; as pse kishte shprehur ndonjë paknaqësi ne grupin e sajë parlamentar lidhur me orientimet politike të PDK-së.
Motivin e din më së miri ajo vet, por aman mos na e veshni oportunizmin politik me interes për Kosovën e sakrificë.
Poashtu, shpresoj që Partia Demokratike e Kosovës të marrë mësim. Të nisë procesin e reformave. Opozita është gjithmonë e rëndësishme, e posaçërisht tani. /InLajmi/