Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka paraqitur masat e reja që janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raporton InLajmi.
Vitia bëri të ditur se do të ketë kufizim të orarit të lëvizjes nga ora 22:00-05:00, përveç në rastet emergjente.
Institucionet arsimore private dhe publike do të kalojnë në mësimin online nga data 12-18 prill, kurse ato univeristare do të mbyllen nga data 6-18 prill.
Një fushë tjetër e prekur është edhe gastronomia e cila do të pezullojë aktivitetin e saj nga data 7- 18 prill.
“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.
Edhe Qendra e Stundetëve do të pezullojë aktivitetin e saj nga data 6- 18 prill 2021. /InLajmi/