• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 2 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti: Gjendja emergjente e shëndetit publik, na detyron që të kufizojmë lirinë e lëvizjes

V E nga V E
5 April 2021
në KRYESORE
0 0
0
Kurti: Gjendja emergjente e shëndetit publik, na detyron që të kufizojmë lirinë e lëvizjes
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se trendi i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 është bërë i frikshëm, përcjellë InLajmi.

Kurti ka thënë se në bazë të analizës së situatës epidemiologjike me COVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në 2 javët e fundit janë raportuar 11.577 raste pozitive, 150 raste fatale, ndërsa shkalla e fatalitetit të rastit është 1.29%.

Ai ka shtuar se gjendja emergjente e shëndetit publik, na detyron që të kufizojmë lirinë e lëvizjes, lirinë e tubimit, e të drejtën e privatësisë, dhe lirinë e dhënies së shërbimeve dhe të administrimit të biznesit

Postimi i plotë i tij

Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 është bërë i frikshëm. Në bazë të analizës së situatës epidemiologjike me COVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në dy javët e fundit janë raportuar 11.577 raste pozitive, 150 raste fatale, ndërsa shkalla e fatalitetit të rastit (CFR) është 1.29%.

Në pranverën e vitit 2020 me dhjetëra qytetarë testoheshin deri sa njëri dilte pozitiv, kurse tash më shpesh se çdo i pesti po dalin pozitiv me virusin COVID-19.

IKShPK ka testuar me Real Time PCR 147 mostra pozitive me SARS CoV-2 për detektimin e varianteve të reja, si atij britanik, B.1.1.7, i cili është jo vetëm më përhapës por edhe më vdekjeprurës se variantet e mëparshme të virusit Corona. Këto mostra ishin pranuar nga të gjitha rajonet e Kosovës dhe të cilat kishin rezultuar pozitive në SARS-CoV-2 gjatë ditëve të fundit. Nga numri total i mostrave të testuara, 97.27% e tyre ishin me variantin britanik. Prandaj kjo situatë ku ky variant i rrezikshëm është më së shumti i përhapur, kërkon që të minimizohet edhe më shumë ekspozimi ndaj COVID-19 dhe të ngadalësohet edhe më urgjentisht përhapja e tij, në mënyrë që kapacitetet e shërbimit spitalor të jenë të përballueshme dhe të menaxhueshme.

Në këso situate alarmante jemi të detyruar të veprojmë.

Gjendja emergjente e shëndetit publik, na detyron që të kufizojmë lirinë e lëvizjes, lirinë e tubimit, e të drejtën e privatësisë, dhe lirinë e dhënies së shërbimeve dhe të administrimit të biznesit. Këto kufizime janë të bazuara në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, dhe ashtu siç kanë konstatuar ekspertët shëndetësor nga IKShPK dhe OBSh, janë rreptësisht të nevojshme atëherë kur situata epidemiologjike është e rënduar.

Pas një analize dhe studimi dyjavor, Ministria e Shëndetësisë ka sjellë sot propozim vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, e të cilin e miratuam në mbledhje të Qeverisë. Aty në mbi 40 pika janë shpjeguar konkretisht masat ndërkaq në ditët në vijim Ministria e Shëndetësisë do t’i sqarojë e përshkruajë edhe më hollësisht ato.

Marrja e masave është bërë duke iu kushtuar rëndësi tri objektivave: minimizimit të ekspozimit ndaj COVID-19 dhe ngadalësimit të përhapjes së tij, ashtu që kapacitetet shëndetësore të shëndetit publik të mos përmbyten përtej limitit të tyre; ruajtjes së shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve; dhe, për aq sa është e mundur, mbajtjes së aktivitetit ekonomik të hapur.

Që të ruajmë njëri-tjetrin, që të mbrojmë shëndetin tonë publik, që të kujdesemi edhe për personelin tonë shëndetësor i cili po kujdeset për shëndetin tonë, ju bëj thirrje që t’u përmbaheni masave që janë treguar efektive dhe tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë: ruani distancën fizike, mbajeni maskën mbrojtëse e higjienën personale dhe ajrosini ambientet ku jetoni e punoni. Ndërkohë, po vazhdon vaksinimi dhe po angazhohemi që sa më shpejt të sigurojmë sa më shumë vaksina të reja.

 

Tags: Albin KurtiKoronavirusiKufizimetQeveria Kurti
Postimi i mëparshëm

Presidenti turk Erdogan telefonon Osmanin, e uron për zgjedhjen Presidente

Postimi tjetër

Kurti: Gjendja emergjente e shëndetit publik, na detyron që të kufizojmë lirinë e lëvizjes

Të ngjajshme Postime

LDK-ja me homazhe për Nexhat Dacin
KRYESORE

LDK-ja me homazhe për Nexhat Dacin

2 January 2026
Hamza me bashkëpartiakë nderojnë figurën e Nexhat Dacit
KRYESORE

Hamza me bashkëpartiakë nderojnë figurën e Nexhat Dacit

2 January 2026
Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia
KRYESORE

Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia

1 January 2026
Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore
KRYESORE

Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore

1 January 2026
Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës
KRYESORE

Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

1 January 2026
Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë
KRYESORE

Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

1 January 2026
Postimi tjetër
Kurti: Gjendja emergjente e shëndetit publik, na detyron që të kufizojmë lirinë e lëvizjes

Kurti: Gjendja emergjente e shëndetit publik, na detyron që të kufizojmë lirinë e lëvizjes

Lajmet e fundit

Hajnat grabisin kasafortën me pesë armë brenda një shtëpie në Drenas

Hajnat grabisin kasafortën me pesë armë brenda një shtëpie në Drenas

2 January 2026
Shoqëria e Bonartit nderojnë figurën e gjyshit të tij, Nexhat Dacit

Shoqëria e Bonartit nderojnë figurën e gjyshit të tij, Nexhat Dacit

2 January 2026
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin e gruas që ra nga ura e re mbi lumin Ibër

“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin e gruas që ra nga ura e re mbi lumin Ibër

2 January 2026
Basha bën homazhe për Nexhat Dacin

Basha bën homazhe për Nexhat Dacin

2 January 2026
LDK-ja me homazhe për Nexhat Dacin

LDK-ja me homazhe për Nexhat Dacin

2 January 2026
Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë në një orë e gjysmë

Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë në një orë e gjysmë

2 January 2026
Arianit Koci: 5 personave iu amuputan gishtat dhe shuplakat nga incidentet me mjete piroteknike për fundvit

Arianit Koci: 5 personave iu amuputan gishtat dhe shuplakat nga incidentet me mjete piroteknike për fundvit

2 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu