Të premten Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë në procedurë të shpejtë ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, përcjellë InLajmi.
Pas këtij dështimi ka reaguar edhe deputtetja e LVV-së, Fitore Pacolli e cila tha se ndryshimi i këtij Ligji po ua prish matematikat partive të tjera opozitare.
Ndyshimet në Ligjin për Zgjedhje pritet të bëhen në procedurë të rregullt të Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Dje ranë maskat. Ua prishëm matematikat prandaj gjithë kjo histeri.
Ne vazhdojmë me procedurë të rregullt të bëjmë ndryshimet e nevojshme për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Mërgata vlerë për Kosovën, kërcënim për hajnat e të korruptuarit.
Mërgata, kjo e Kosovës. /InLajmi/