Daut Haradinaj ka përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Halit Coka, ushtarit të UÇK-së nga Shqipëria, përcjellë InLajmi.
Halit Coka ishte nga Kukësi dhe në kohën kura lufta për liri në Kosovë po merrte epilog ai u përballë me forcat serbe deri në vetëflijim.
Postimi i plotë i tij:
Radhëve të UÇK-së iu bashkuan shumë trima të zotë nga Shqipëria. Njëri nga ta ishte edhe Halit Coka, nga një familje e nderuar nga Kukësi, i cili ra heroikisht në betejë kundër forcave barbare.
Kur po merrte epilog lufta jonë për liri, ishte pikërisht Haliti që doli nga pozicionet tona dhe ju vërsul tankseve armike deri në vetëflijim.
Vepra e tij e shenjtë do të kujtohet e nderohet përjetë e mot.
Lavdi! /InLajmi/