Shefi i grupit parlamentar të AAK-së pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është deklaruar se kanë kërkuar që të tërhiqet Ligji për Zgjedhjet, raporton InLajmi.
Besnik Tahiri tha se kanë kërkuar nga Konjufca që procesi i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje të bëhet duke u konsultuar edhe me partitë e tjera opozitare.
Ai tha se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Ne si Alencë i kemi thënë Kurtit se ke në dorë përgjegjësinë e udhëheqjes së vendit shtoi ai. /InLajmi/






















