As deputeti I PDK-së, Bekim Haxhiu nuk e la pa e komentuar çështjen që mbrëmë ngjalli debat të jashtëzakonshëm atë të ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, përcjellë InLajmi.
Haxhiu sikurse edhe shumë politikanë të tjerë sjelljen e mbrëmshme të Qeverisë Kurti e cilësoi si shantazh ndaj partive të tjera opozitare.
Sipas Haxhiut Qeveria e Kosovës duhet të ketë prioritete të tjera më të rëndësishme siç është gjendja me pandeminë.
Postimi i plotë:
Shantazhi dhe kërcënimi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcënim për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Qytetarët kanë pritur angazhim të Qeverisë Kurti 2 në menaxhim të pandemisë, sigurim të vaksinave dhe barna për pacientët, mbështetje për bizneset dhe ekonominë.
Kjo metodë, ky qëllim, kur kemi 700-900 raste pozitive në ditë dhe nga 10-17 raste të vdekjeve nga Covid-19, shpërfaqë egon diktatoriale të Albin Kurtit, i cili është i gatshëm të rrezikoj shëndetin dhe jetën e qytetarëve për pushtet absolut majtist dhe diktatorial.
Procedura parlamentare nuk njeh nocionin “pezullim”, por njeh miratimin apo tërheqjen e ligjit. /InLajmi/