Ish- ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e re duke thënë se po e keq menaxhojnë pandeminë, përcjellë InLajmi.
Zemaj ka thënë se për 10 ditë, 10013 qytetarë janë pozitiv.
Ai ka shtuar se menaxhimi i pandemisë do qasje ofensive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike
Postimi i plotë i tij:
“Për dhjetë ditë, është shumë brengosëse rritja e infeksionit me Covid-19. Virusi ka marrë hov të madh. Për dhjetë ditë, 10013 qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht 125 qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e situatës pandemike. Andaj menaxhimi i pandemisë do qasje ofensive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike”. /InLajmi/