Kryetari i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar demostratat e vitit 1981, ku sipas tij ky ishte viti i kthesës së madhe për Kosovën, përcjellë InLajmi.
Haradinaj ka përmendur etjen e madhe të shqiptarëve për liri dhe bashkim, ku ka theksuar porosinë kryesore të revoltës së prillit: Ky popull nuk i nënshtrohet diktaturës.
Postimi i plotë i tij:
Viti i kthesës së madhe!
Etja e shqiptarëve për liri e bashkim, u shpërfaq dhe u artikulua shumë qartë, nga mijëra njerëz të mbledhur anekënd vendit, në prillin e vitit 1981, vitin e kthesës së madhe.
Naser Hajrizi, Asllan Pireva, Rizah Matoshi, Xhelal Maliqi, Salih Abazi, Ruzhdi Hyseni, Sherif Frangu, Salih Zeka dhe Nesimi Dervishdana, janë emrat e skalitur në kujtesën historike si lajmëtarë të lirisë, e cila erdhi tetëmbëdhjetë vite pas rënies së tyre.
Sot dyzet vite më pas, kujtojmë porosinë kryesore të revoltës së prillit: Ky popull nuk i nënshtrohet diktaturës!
Lavdi të rënëve për liri!
RH /InLajmi/