Mimoza Kusari-Lila shefe e Grupit Parlamentar të VV-së në një konferencë për media ka bërë të ditur se do të procedojnë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, raporton InLajmi.
Kusari-Lila deklaroi se pritet që brenda ditës së sotme të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Ajo ndër të tjera prezantoi edhe kandidaturat e LVV-së për Presdident e që janë: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. /InLajmi/
















