Albin Kurti gjatë ditës së premte ka bërë homazhe tek pllaka përkujtimore e 2 studentëve të cilët mbetën të vrarë nga demonstratat e 2 prillit të vitit 1981, raporton InLajmi.
Naser Hajrizi e Asllan Pireva ishin studentët të cilët mbetën të vrarë nga policia serbe në demonstratat e prillit të vitit 1981.
Në shënimin e 40 vjetorit të vdekjes së tyre homazhe kanë bërë edhe familjarët.
Nga demonstratat e studentëve mbetën të vrarë 9 persona dhe u plagosën 15 të tjerë. /InLajmi/


















