Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PDK-së, Valdete Idrizi ka njoftuar se të premten në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe ish-luftëtari I UÇK-së, profesori Riza Haziri, përcjellë InLajmi.
Idrizi këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social facebook ku edhe u ka shprehu ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Ajo ndër të tjera shtoi se prof. Haziri ishte një intelektual, një atdhetar dhe një njeri i kompletuar i cili do të mbetet shembull për të gjithë
Postimi i plotë i saj:
Shumë u trishtova me këtë lajm të kobshëm për shuarjen e profesor Riza Hazirit. Profa, siç e quanim të gjithë, ishte njeri prej njerëzve më të sinqertë e më të dashur që kam njoftë. Një intelektual, shkrimtar, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një atdhetar i madh, me një fjalë një njeri i kompletuar.
Të qoftë i lehtë dheu prof, e të falemnderit për gjithçka që dhe për këtë vend, për gjithçka që na mësove sa herë rrishim me ty. Të falemnderit për bashkëpunimin dhe përkrahjen e parezervë që ma ke dhënë prof. Ishte dhe mbete shembull për ne.
Do të na mungosh prof, humori yt i mprehtë, batutat dhe këshillat dhe tregimet e shumta.
Ngushëllime familjes Haziri, kolegëve, miqve e bashkëpuntorëve, të gjitha strukturave të Partisë Demokratike dhe gjithë qytetit.
Prehu në paqe njeriu më i mirë i qytetit tonë! /InLajmi/




















