Ish-deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka deklaruar se nëse bëhet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje kjo duhet të na alarmonte të gjithë, përcjellë InLajmi.
Sipas tij ligji ka nevojë për ndryshim, por jo me një urgjencë të till se kjo do ta tregonte drejtimin autoritar që vendi jonë po shkon.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur miq,
Nëse bëhet Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, me një urgjencë të tillë, pa debatin e nevojshëm me të gjithë faktorët relevant, por vetëm me forcën e numrave, kjo duhet të na alarmoj.
Kjo tregon se pse ne duhet të kemi kujdes kur të marrim vendime.
Kjo tregon se në çfarë rruge po shkon vendi ynë, pra drejtë autoritarizmit.
Ligji ka nevojë dhe mund të ndryshohet, por asesi në këtë mënyrë, formë të kërkuar nga partia-pushtet dhe me këtë urgjencë. /InLajmi/