Gjatë ditës së premte në Gjakovë nga inspektorët e shërbimeve publike u zhvillua një aksion për të liruar hapësirat publike, përcjellë InLajmi.
Ky aksion kishte për qëllim lirimin e hapësirave publike të cilat po shfrytëzohen nga shitësit e ndryshëm. Kështu bëri të ditur drejtori i Drejtori për Punë Inspektuese në Gjakovë, Fazli Hoxha I cili tha se ky aksion është ndërmarrë pas kërkesave të shumta që kanë pasur nga qytetarët e Gjakovës.
Hoxha u bëri thirrje shitësve që t’i shfrytëzojnë tregjet përkatëse për veprimtarinë e tyre.
Postimi i plotë i tij:
Sot së bashku me inspektorët e shërbimeve publike kemi ndërmarrë një aksion për lirimin e trotuareve nga shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore në hapësirat publike në qytetin e Gjakovës.
Ky aksion është ndërmarrë pas kërkesave të shumta nga qytetarët, ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë.
Inspektorët e shërbimeve publike do të jenë në terren për të përcjell gjendjen në këtë aspekt, që të largohet ekspozimi i mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve.
Në Gjakovë janë tregjet e caktuar për shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore, prandaj ne synojmë që bashkërisht edhe me ndihmën e tyre dhe të qytetarëve të krijojmë kushte sa më të mira për shitësit dhe për konsumatorët. Kjo është në të mirën e të gjithëve. /InLajmi/