Besnik Tahiri nga AAK-ja është deklaruar për media lidhur me çështjen e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje duke thënë se kjo qasje nga ana e LVV-së është totalitare, raporton InLajmi.
Tahiri tha se ky vendim është i papranueshëm për shkak se nuk janë konsultuar me asnjë parti politike.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së tha s e do ta kundërshtojnë fuqishëm këtë vendim
“Është e papranueshme që në rrethana kur ky ligj nuk është aspak prioritet të kërkohet ndryshimi i tij. Ndenja e autoritarizmit, dominimit, arrogancës nuk ishte vetëm deklarim i yni, por kjo po dëshmohet sot. Të sjellim një ligj pa konsultim të asnjë partie politike, asnjë diskutim nuk ka pasur. Do ta kundërshtojmë me këmbëngulje. Ligji për zgjedhje që është baza e demokracisë e konfirmon një qasje totalitare, të arrogancës dhe një qasje dominuese. Në histori të paralamentarizmit nuk e di se ka ndodhë që një ligj të sillet me kaq urgjencë”, u shpreh ai para gazetarëve. /InLajmi/