Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Istogut, përcjellë InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar rastin për Gazetën InLajmi ku ka thënë që në aksident kanë qenë të përfshira 2 vetura dhe 3 persona kanë marrë lëndime serioze.
“Në ora 7:55 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Dubrav të Istogut. Policia menjherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira 2 vetura ku kanë mbetur të lënduar 3 persona. Personat e lënduar kanë marrë lëndime serioze dhe menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës”, ka deklaruar Gashi. /InLajmi/