Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar kundrejt politikanëve, të cilët po marrin vaksinat Covdi-19, para qytetarëve në nëvojë, përcjellë InLajmi.
Ahmeti u shpreh se këto vaksina nuk mjaftojnë as për punëtorët shëndetësorë, e as për të moshuarit, dhe se sakrificë e kësaj është dorëheqja ndaj marrjës së vaksinës deri sa të ketë sa të mjaftueshme të tyre.
Postimi i tij i plotë:
Me vetëm 24.000 vaksina të siguruara, nuk ka nevojë për senzibilizim nga udhëheqësit politik për marrjen e vaksines. Një politikan edhe mund ta bëjë gabimin e marrjes para atyre që kanë nevojë, por kur rreshtohen politikanët e shëndoshë e të rinj, kjo vec është banalitet. Ky status nuk është status as kundër ndonjë politikani e as kundër ndonjë partie. Si kolegë po ju them, 24.000 vaksina nuk mjaftojnë as për punëtorët shëndetësor e të moshuarit.
Një vaksinë që ju e merrni është një vaksinë më pak për dikë në nevojë që mund të rrezikojë jetën. Nuk po them që duheni me u sëmu me covid, por sakrificë në këtë rast është me hjek dorë prej vaksinës edhe në qoftë se ju ofrohet. Së shpejti do të ketë mjaft. Mosni ju lutem! /InLajm/
















