Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar të gjithë kontribuesit se afati i fundit për të aplikuar për tërheqjen e 10%-shit është data 6 prill 2021, përcjellë InLajmi.
Pas kësaj date nuk do të mund të apilkohet më për tërheqjen e 10%-shit.
Njoftimi i plotë nga Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës
I njoftojmë të gjithë kontribuuesit që nuk kanë aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më datë 6 prill 2021 përfundon afati për aplikim.
Uebfaqja për aplikim është: www.trusti10.org
Siç e ka përcaktuar ligji, pas 6 prillit 2021 nuk do të mund të aplikohet për tërheqjen e 10%-shit. /InLajmi/