Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Mjekëve ka vlerësuar lartë kontributin e mjekëve gjatë kohës së pandemisë, përcjellë InLajmi.
Sipitali i Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Urgjencës në komunën e Kamenicës është duke shërbyer për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus.
Kastrati bëri apel tek qytetarët që të kenë kujdesë dhe të respektojnë masat mbrojtëse anti-Covid.
Postimi i plotë i tij:
30 marsi shënon Ditën Kombëtare të Mjekëve
Kontributi i doktorëve, sidomos në këtë periudhë të pandemisë është jashtëzakonisht i madh, jo vetëm në Kamenicë por në të gjithë botën.
Sot, objekti i ri i Gjinekologjisë, Pediatrisë e Urgjencës po shërben si aneks objekt për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19. I gjithë personeli shëndetësor, rrezikohen çdo ditë, gjatë trajtimit të këtyre pacientëve. Prandaj, meritojnë respekt për punën e palodhshme përgjatë kësaj periudhe.
Ju lus të gjithëve të bëni kujdes për vetën dhe njerëzit rreth jush. Mos harroni maskën, distancën dhe higjienën personale!
Më poshtë gjeni pamje nga objekti ku po trajtohen pacientët e prekur nga virusi. /InLajmi/